Sulmi në Moskë: Shkon në 133 numri i të vrarëve NULL NULL 23.03.2024 15:23 23.03.2024 15:23 Është rritur në 133 numri i personave të vrarë pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Moskë. Komiteti hetues rus ka thënë se derisa shërbimet e urgjencës po i pastrojnë rrënojat në vendin e ngjarjes, ata po vazhdojnë të gjejnë më shumë trupa të pajetë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Ndonëse përgjegjësinë për sulmin terrorist e ka marrë Shteti Islamik – ISIS, presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Ukrainën.