Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ahmeti: S’di për çka krenohet Qeveria Kurti, po merren me tema anësore (VIDEO)

NULL NULL
22.03.2024 18:43

Ish-kryetari i Prishtinës dhe ish-nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahemti, ka drejtuar një varg kritikash ndaj Qeverisë Kurti.

Ahmeti tha se agjendën po e udhëheqin me tema që janë anësore dhe për të nxitë një reagim emocional, pasi sipas tij, propaganda këtë punë e ka.

“Është prezantimi selektiv i fakteve për të nxitur reagim emocional, e ku ka më lehtë sesa te ne shqiptarët e Kosovës për të nxitur reagim emocional, duke na folur për dinarin, për qirilicën e për gjëra të tilla, e nuk kanë faj as bashkësia ndërkombëtare që na shohin momentalisht, sepse në gjashtë muajt e fundit ne e kemi targetuar me politika vetëm komunitetin serb”.

“Gjithmonë e kam zakon të them se mos i dëgjoni çka flasin por çka bëjnë. Cilat janë shifrat, projektet të cilat e kanë përmirësuar jetën e qytetarit, sepse unë s’e krahasoj këtë qeveri me të kaluarën dhe mua fare pak më bën përshtypje se a janë këta më mirë se të tjerët”, tha Ahmeti në “Info Magazine”, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Ahmeti foli edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për çështjen e Manastirit të Deçanit, për të cilin tha se pajtohet me të, por s’është dashur të gënjehet populli, pasi sipas tij, dallimi aktualisht është se Kosova gjendet nën sanksione.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.