Nis restaurimi i shtëpisë ndër më të vjetër të kryeqytetit, daton nga viti 1880 NULL NULL 21.03.2024 19:00 21.03.2024 19:00 Shtëpia e familjes Sylejmani në Prishtinë Ka nisur të restaurohet shtëpia familjes Sylejmani në Prishtinë. Është ndërtuar në vitin 1880, në memorien kolektive të banorëve njihet si një prej shtëpive më të vjetra të qytetit dhe si e tillë po trajtohet me profesionalizëm që shtëpia të ruaj vlerat që ka dhe të bartet tek brezat e ardhshëm. Kështu bëri të ditur ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti përmes një postimi në Facebook, njofton klankosova.tv. “Shpëtimi, mbrojtja, restaurimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë sonë kulturore është një prej prioriteteve të Ministrisë së Kulturës”.