Marcus Jordan dhe Larsa Pippen ndahen sërish NULL NULL 21.03.2024 09:49 21.03.2024 09:49 Marcus Jordan dhe Larsa Pippen Marcus Jordan dhe Larsa Pippen janë ndarë sërish. Kështu kanë treguar burime pranë çiftit. “Larsa e kuptoi se kjo marrëdhënie nuk është për të, pasi kaloi pak kohë të ndarë, duke filmuar një shfaqje të re. Ajo dëshiron të vazhdojë dhe të fokusohet në përmirësimin e jetës së saj. Ata thjesht duan gjëra të ndryshme nga jeta”, tha një burim për ET. Burimi tregoi se ata i përfunduan gjërat në mënyrë miqësore dhe mund të jenë miq në të ardhmen. “Larsa dëshiron më shumë nga partneri i saj, dikë që është i motivuar si ajo”, shtoi burimi i brendshëm, transmeton Klankosova.tv.