Vushtrri: Policit i vërsulen qentë endacakë, e përdor armën zyrtare për t’i zmbrapsur NULL NULL 17.03.2024 20:58 17.03.2024 20:58 Qentë endacakë Një zyrtarit policor iu vërsulën qentë endacakë. Me këtë rast ai u detyrua që ta përdorte armën zyrtare, për t’i zmbrapsur ata. Ky incident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Vushtrrisë. Nuk raportohet për ndonjë të plagosur, e as nga qentë nuk është lënduar askush. Por, zyrtari policor është duke u hetuar për këtë veprim. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Inspektorati Policor i Kosovës. “Lidhur me rastin IPK-ja ka nisur hetimet lidhur me një rast të përdorimit të armës zyrtare nga një zytar policor. Rasti po hetohet edhe në koordinim me prokurorin e Shtetit. Për detaje do t’ju njoftojmë me kohë”, thanë nga IPK-ja.