Pasojat e sulmit me raketa në Belgorod të Rusisë (FOTO) NULL NULL 17.03.2024 10:40 17.03.2024 10:40 Arkiv: Pasojat e sulmit me raketa në Belgorod Zyrtarët rusë kanë raportuar se një vajzë 16-vjeçare ishte vrarë në një sulm ukrainas në qytetin e Belgorodit. Tani, kryetari i Belgorodit, Valentin Demidov ka shpërndarë disa fotografi, ku pasqyrohen pasojat e këtij sulmi me raketa, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Ne bashkëndjejmë me familjen e vajzës që vdiq sot si pasojë e granatimeve të Belgorodit nga Forcat e Armatosura të Ukrainës”, ka shkruar ai në Telegram. Ai tha se katër shtëpi u dëmtuan në sulm, së bashku me tetë makina dhe tre ndërtesa të larta.