Escobari për dinarin zbarkon sot në Kosovë, takohet me Osmanin NULL NULL 13.03.2024 07:35 13.03.2024 07:35 I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të nisë sot me vizita zyrtare në Kosovë. Nga ora 10:00 ai do të pritet nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njofton kabineti i saj, transmeton KlanKosova.tv. Mediat janë ftuar të marrin pamje nga koha e nisjes së takimit, ndërkaq më pastaj paralajmërohet se do të ketë konferencë të përbashkët për media. Emisari amerikan pos me Osmanin do të takohet edhe me krerët opozitarë./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 14 orë më parë