10 burra familjarë përfundojnë në mbajtje, u rrahën mes vete për në fotografi të postuar në TikTok (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 09.03.2024 20:42 nga Agnesa Sahiti 09.03.2024 20:42 Sebep qe një fotografi e postuar në rrjete sociale. Për të në rrugën “Domenik Përgegaj” të Gjakovës u rrahën mes vete 10 persona, të gjithë familjarë, të moshave të ndryshme. Për Klan Kosova ngjarjen e rrëfeu një dëshmitar. “Ata djemtë e kanë fotografu shoqen e djalit të vëllaut dhe e kanë qitë në TikTok edhe për qeta kush e ka qitë kanë nis tu u shajt në TikTok në mes vete, edhe i ka bashku djali i vëllaut i madhi i ka marrë edhe 4 persona e kanë ardhë këtu e ka nis mosmarrveshja”, tha ai në kushte anonimiteti, Gjatë incidentit, siç pohon ky, u përdorën edhe mjete të mprehta. “I kanë qu në spital se dy a tre janë lëndu këtu, kur kanë shku atje mjekët i kanë thirr policinë, erdhën ata, bile kur erdhën më pyetën a është përdorë armë, por jo ne këtu jemi kanë s’ka pas armë”. shtoi tutje ai. Megjithatë organet e rendit njoftuan se ka pasur edhe të shtëna armësh. “Njësitet policore te një i dyshuar tjetër kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit Blow-Magnum, e cila dyshohet se është përdorur”, thuhet në raportin e policisë. Me vendim të prokurorit të 10 meshkujt pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.