Këshilltari 80-vjeçar i Red Bull, rrezikon punën mes polemikave të Christian Horner NULL NULL 08.03.2024 21:54 08.03.2024 21:54 Këshilltari i Red Bull, Helmut Marko Këshilltari i Motorsportit të Red Bull, Helmut Marko, rrezikon të pezullohet në mes të polemikave të vazhdueshme për shefin e ekipit, Christian Horner. 80-vjeçari austriak mund të përballet me masa disiplinore si rezultat i një hetimi të brendshëm, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Një burim i afërt me Red Bull tha për BBC Sport se plani ishte të pezullohej Marko. I pyetur nëse mund të pezullohet, Marko tha: “Është e vështirë të gjykosh, ose le ta themi kështu, në fund të fundit, unë do të vendos vetë se çfarë do të bëj”. Ai shtoi: “Mundësia teorike ekziston gjithmonë.” Sa i përket nëse do të ishte në garën e radhës në Australi, ai tha se ekzistonte mundësia që ai të mos ishte.