Zjarri në lokalin e nënkryetares së Zveçanit dyshohet se është i qëllimshëm NULL NULL 08.03.2024 11:14 08.03.2024 11:14 Pamje nga vendi i ngjarjes, të publikuara në Facebookun e Arbër Vokrrit. Policia po dyshon se zjarri i shkaktuar në lokalin e nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasa Tomanic, është bërë qëllimisht. Kështu tha Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë në veri, në një përgjigje për Klankosova.tv. Ai tha se për momentin nuk ka të dyshuar lidhur me ngjarjen, dhe se janë duke punuar për ndriçimin e rastit i cili u cilësua “Zjarrvënie”.