Zyrtari izraelit: Porti i ndihmës në Gaza do të koordinohet me Izraelin NULL NULL 07.03.2024 19:48 07.03.2024 19:48 Palestinezët teksa presin ndihmë humanitare. Foto: AP Planet e ShBA-së për të ndërtuar një port në bregdetin e Gazës do të kryhen në koordinim me Izraelin, ka thënë një zyrtar izraelit. Ai gjithashtu është shprehur se Izraeli e mirëpret dhe e mbështet plotësisht këtë propozim. Ndërkohë, një zëdhënës i OKB-së tha se çdo ndihmë shtesë ishte e mirë, por transporti tokësor ishte më efektiv dhe duhet të hapeshin më shumë pika hyrëse.