Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sefa: Shpërthimi në fabrikën e Lushnjës erdhi nga pakujdesia (VIDEO)

NULL NULL
01.03.2024 23:33
Anila Sefa
Anila Sefa

Gazetarja Anila Sefa, thotë se drejtues të Operatorit të Shërbimit Elektrik, dhe të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, e mohojnë që vinçi ka prekur rastësisht një nga telat e tensionit të lartë elektrik, e kjo ka shkaktuar shpërthimin në Lushnjë.

“Deri më parë mendohej që vinçi ka prekur rastësisht një nga telat e tensionit të lartë elektrik, por drejtues të Operatorit të Shërbimit Elektrik, dhe të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, e mohojnë një gjë të tillë”, tha ajo.

“Ata pretendojnë që nuk janë prekur telat e tensionit të lartë elektrik. Sepse të paktën në një largësi prej 25 metra nga vendngjarja ajo ndodhet. Por, është ndërprerë energjia elektirke në të paktën 12 fshatra të Lushnjës sepse për shkak të shpërthimit të fuqishëm është dëmtuar nënstacioni elektrik, i cili ndodhej 50 metra larg nga vendi i shpërthimit”, shtoi gazetarja e Klan TV, në një lidhje për Edicionin Special, të Klan Kosovës.

lajme të ngjashme