Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj-Stublla për Samitin e Tiranës: S’është fotografi e mirë të shohim se vetëm Kosova abstenon (VIDEO)

NULL NULL
29.02.2024 18:49
Meliza Haradinaj-Stublla
Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla sot në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me Samitin e Tiranës.

Ajo u shpreh se nuk ishte fotografi e mirë të shihej që vetëm Kosova mungonte, ndonëse sipas saj, ishte në një komunikim online, përcjell Klankosova.tv.

“Unë nuk i di arsyet e kryeministrit Kurti, por nuk është fotografi e mirë të shohim se vetëm Kosova abstenon, ndonëse ishte në një komunikim online”.

“Por, nuk e arsyeton fare abstenimin ne një samit kaq të rëndësishëm, së paku ka mundur të dërgojë zëvëndëkryeministrin Bislimi, i cili është përgjegjës për integrimin evropian”, është shprehur ajo.

lajme të ngjashme