Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahmani e shënon edhe golin e dytë në fitoren e Rapidit të Bukureshtit

NULL NULL
28.02.2024 23:01
Albion Rrahmani

Rapidi i Bukureshtit ka shënuar fitore 4:1 në shtëpi ndaj UTA Arad, në kuadër të javës së 28-të në Liga 1 të Rumanisë.

E një nga më meritorët për këtë fitore, ishte edhe sulmuesi nga Kosova Albion Rrahmani, i cili shënoi dy gola në këtë takim.

Fillimisht, ai realizoi për vendasit pas vetëm 50 sekondash.

Ish-futbollisti i Ballkanit realizoi edhe në minutën e 82-të për rezultatin 3:1.

Me këtë fitore, Rapidi shkon në 51 pikë në vendin e dytë, shtatë më pak se FCSB që i prin renditjes tabelare.

23 vjeçari këtë edicion deri më tani për 13 ndeshje të luajtura i ka shënuar 11 gola dhe bërë dy asistime.

Albion Rrahmani shënon gol pas vetëm 50 sekondash (VIDEO)

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.