Vuçiq e fton të parin Kamberin në konsultimet për themelimin e qeverisë NULL NULL 26.02.2024 10:33 26.02.2024 10:33 Foto: Kosovo Online Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka nisur konsultimet për kandidatin për kryeministër ku të parin në takim e priti deputetin shqiptar Shaip Kamberi. Pas kësaj është planifikuar një takim me përfaqësuesit e Partisë Ruse – Sllobodan Nikoliq. Konsultimet do të zhvillohen në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidentit serb. Vuçiq për RTS, tha se do t’i bëjë konsultimet e nevojshme me të gjithë ata që duan të bisedojnë, përcjell Kosovo Onlone, transmeton Klankosova.tv. “Nga e hëna do të filloj konsultimet në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Presidentin e Republikës së Serbisë, kështu që besoj se gjatë javës së ardhshme do të bisedoj me ata që duan të respektojnë Kushtetutën dhe ligjin e këtij vendi sepse sigurisht do të ketë nga ata që do t’ju japin shkruani pesë njoftime dhe dhjetë deklarata pse nuk do të vijnë në bisedime, do të bëj konsultimet e nevojshme me të gjithë ata që duan të flasin dhe pas kësaj do të jem i gatshëm të caktoj një përfaqësues”, tha ai,.