Rusët në Britaninë e Madhe protestojnë kundër luftës NULL NULL 25.02.2024 20:56 25.02.2024 20:56 Protesta e rusëve në Britaninë e Madhe Rusët në Britaninë e Madhe kanë mbajtur sot një protestë kundër luftës jashtë ambasadës së vendit të tyre. Organizuar nga Shoqëria Demokratike Ruse, protesta vjen një ditë pas përvjetorit të dytë të pushtimit të Ukrainës, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Kjo shoqëri tha se protesta ishte kundër “dhunës, krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut” të kryera në Ukrainë nga Rusia. “Kjo është mënyra për të treguar se rusët nuk janë indiferentë ndaj asaj që po ndodh dhe se ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën”, është shprehur një nga organizatorët.