“15 persona në pranga brenda 24 orëve”, Balla përgëzon policinë për luftimin e dhunës në familje, dhe krimeve seksuale NULL NULL 25.02.2024 13:46 25.02.2024 13:46 Arkiv: Taulant Balla Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka njoftuar se brenda 24 orëve janë arrestuar 15 persona, lidhur me rastet e dhunës në familje, krimeve seksuale, përndjekjeve, dhe shantazheve në rrjetet sociale. Ai me këtë rast ka përgëzuar policinë shqiptare për parandalimin dhe goditjen e këtyre rasteve, raporton Klankosova.tv. “Përgëzime Policisë së Shtetit për rritjen e vigjilencës dhe reagimin në kohë për të parandaluar dhe goditur rastet e dhunës në familje, shantazhet në rrjetet sociale, si dhe rastet e krimeve seksuale dhe përndjekjeve, duke vënë në pranga 15 shtetas për to, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin”, shkroi ai. “Inkurajoj viktimat e dhunës, të denoncojnë në Polici këto raste se vetëm kështu na jepet mundësia të ndërhyjmë në kohë për të parandaluar fatalitetin që sjell dhuna”, shtoi Balla në Facebook.