Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Amerika sanksionon tre zyrtarë të burgut rus ku vdiq Navalny

NULL NULL
23.02.2024 18:08
Pamje të burgut ku ka vdekur Alexei Navalny
Pamje të burgut ku ka vdekur Alexei Navalny

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të premten sanksione ndaj tre zyrtarëve të burgut rus në lidhje me vdekjen e figurës opozitare Alexey Navalny.

Sanksionet prekën Valeriy Gennadevich Boyarinev, zëvendësdrejtorin e Shërbimit Federal të Ndëshkimit, i cili ka mbikëqyrjen e kolonisë penale ku vdiq Navalny, transmeton KlanKosova.tv.

Sipas disa fakteve të DASh, Boyarinev “u raportua se udhëzoi stafin e burgut që të ushtronte trajtim më të ashpër ndaj Navalnyt derisa ai ishte në paraburgim”.

“Pas vdekjes së Navalny-t, Boyarinev u gradua në Gjeneral Kolonel me dekret të Vladimir Putin”, thuhet në dokument

Sanksionet prekin gjithashtu Igor Borisovich Rakitin, “kreun e përgjithshëm të Shërbimit Federal të Ndëshkimit të Rusisë 1322 për Rajonin Autonom Yamalo-Nenets, në të cilin ndodhet Kolonia Penale IK-3” dhe Vadim Konstantinovich Kalinin, kujdestar i burgut.

lajme të ngjashme