Hamasi thotë se pret propozimin e ri të armëpushimit NULL NULL 23.02.2024 14:40 23.02.2024 14:40 Foto ilustruese. Sulmet ndaj Hamasit Një zyrtar ka bërë të ditur se Hamasi ka përfunduar bisedimet e armëpushimit në Kajro dhe tani po pret të shohë se çfarë do të sjellin ndërmjetësit nga bisedimet e fundjavës me Izraelin. Ndërmjetësuesit kanë shtuar përpjekjet për të siguruar një armëpushim në Gaza, me shpresën për të shmangur një sulm izraelit në qytetin Rafah të Gazës, ku janë strehuar më shumë se një milion njerëz të zhvendosur. Izraeli thotë se do të sulmojë qytetin nëse së shpejti nuk arrihet marrëveshje armëpushimi, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Udhëheqësi i Hamasit u takua me ndërmjetësit egjiptianë në Kajro për të diskutuar një armëpushim javën e kaluar në vizitën e tij të parë që nga dhjetori. Ndërkaq, Izraeli tani pritet të marrë pjesë në bisedimet këtë fundjavë në Paris me ndërmjetësuesit e ShBA-së, Egjiptit dhe Katarit.