Sanchez nga Valencia: Tani prioritet është kërkimi i viktimave NULL NULL 23.02.2024 13:15 23.02.2024 13:15 Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka folur nga Valencia, ku falënderoi shërbimet e urgjencës, veçanërisht zjarrfikësit, për punën e tyre thelbësore. Qeveria e tij, tha ai, është aty për të ofruar “të gjitha llojet e mbështetjes” për operacionin e menjëhershëm të shpëtimit dhe për të sqaruar se çfarë ndodhi. Prioriteti tani është kërkimi i viktimave, tha Sanchez, dhe siguria e atyre që janë përfshirë në shpëtim. Nga zjarri raportohet se janë vdekur katër persona dhe rreth 15 janë të zhdukur, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.