Arrestohet një person në Makoc, kërkohej për armëmbajtje pa leje NULL NULL 23.02.2024 09:55 23.02.2024 09:55 Foto ilustruese. Arrestimi Një burrë është arrestuar në Makoc të Prishtinës, i cili ishte në kërkim për veprën penale armëmbajtje pa leje. I dyshuari është dërguar për vuajtje të dënimit, përcjell Klankosova.tv. “Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar një mashkull kosovar i kërkuar për veprën penale armëmbajtje pa leje. I dyshuari është dërguar për vuajtje të dënimit”, njofton policia.