Rusia pretendon se ka pushtuar fshatin e Donetskut NULL NULL 22.02.2024 20:12 22.02.2024 20:12 Forcat ruse në Ukrainë Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll fshatin Pobieda të Donetskut në Ukrainë. “Në drejtimin e Donetskut, njësitë e grupit “jugor” të forcave çliruan vendbanimin e Pobiedas, përmirësuan situatën përgjatë vijës së frontit dhe mposhtën formacionet e sulmit të 92-të, sulmit 79-të ajror, brigadave të 46-ta ajrore të forcave të armatosura të Ukrainës”, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Ajo pretendoi se kishte vrarë 410 trupa ukrainase në këtë proces. Megjithatë, ushtria ukrainase tha se forcat e saj po zmbrapsnin dhjetëra sulme në zonë dhe nuk përmendën humbjen e kontrollit të zonës. Pobieda është një fshat në jug të Maryinkan, qytet që është rrafshuar nga përleshjet prej muajsh. Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se trupat e saj “vazhdojnë të kontrollojnë armikun” rreth Pobiedës dhe një fshati aty pranë, Novomykhailivka. “Armiku, me mbështetjen e aviacionit, u përpoq të thyente mbrojtjen e trupave tona 31 herë”, shtoi raporti. Pretendimet e asnjërës palë nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.