Nëna e Alexey Navalny ka ngritur padi për “mosveprimin” për lirimin e trupit të djalit të saj NULL NULL 21.02.2024 11:51 21.02.2024 11:51 Nëna e Alexey Navalny Nëna e Alexey Nalvalny ka ngritur një padi për “mosveprimin e komitetit hetimor për lirimin e trupit të Alexey”, sipas Ivan Zhdanov, drejtori i Fondacionit Kundër Korrupsionit të aktivistit të ndjerë. Media shtetërore ruse raportoi të mërkurën se gjykata e qytetit të Salekhard në Rrethin Arktik mori “një ankesë” nga Lyudmila Navalnaya për “veprime dhe vendime të paligjshme”, por nuk specifikoi se kë ose çfarë entiteti akuzoi ajo apo detaje rreth veprimeve të supozuara. Seanca do të jetë e mbyllur dhe është caktuar për 4 mars, tha gjykata për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS. Hetuesit i kishin thënë nënës së Navalny se e kishin zhvendosur trupin e djalit të saj në një morg në Salekhard. Por kur ajo dhe avokati i Navalny mbërritën në morg fundjavën e kaluar, atyre iu tha se trupi nuk ishte aty, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Atyre iu është mohuar hyrja në morg të paktën dy herë, sipas zëdhënëses së Navalny, Kira Yarmysh. Të martën, nëna e Navalny publikoi një video duke i bërë thirrje direkt Putinit. “Më lejoni të shoh djalin tim,” tha ajo. Kritiku i Kremlinit, Alexey Navalny, vdiq të premten në një koloni të largët penale në Siberi, sipas shërbimit të burgut rus, pasi u burgos pas kthimit në vend në shkurt 2021. Shkaku i vdekjes së tij mbetet i paqartë.