Mbi 29 mijë palestinezë të vrarë në Gaza NULL NULL 19.02.2024 13:22 19.02.2024 13:22 Foto nga arkiva: Ndërtesa të shkatërruara nga sulmet izraelite në Gaza. 29 mijë e 92 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Ajo tha gjithashtu se të plagosur janë 69 mijë e 28, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv. Sipas kësaj ministrie që udhëhiqet nga Hamasi, në 24 orët e fundit 107 palestinezë u vranë dhe 145 u plagosën. Këto viktima u shkaktuan si pasojë e sulmeve izraelite që nisën më 7 tetor të 2023-tës.