Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulm në qendrën tregtare në Belgorod të Rusisë, katër persona vriten

NULL NULL
15.02.2024 12:26

Të paktën katër persona janë vrarë në një sulm ajror në qytetin rus të Belgorod, raportojnë mediat ruse.

Dhjetë persona të tjerë thuhet se janë plagosur nga sulmi jo shumë larg kufirit ukrainas, transmeton Klankosova.tv.

Videot që qarkulluan në mediat sociale treguan disa ambulanca të parkuara jashtë një qendre tregtare të dëmtuar rëndë me xhama të thyer.

Zyrtarët rusë thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar 14 raketa ukrainase mbi rajonin e Belgorodit.

Belgorod shtrihet rreth 30 km nga kufiri me Ukrainën.

Ajo ka qenë shpesh në shënjestër nga forcat ukrainase që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë gati dy vjet më parë.

 

lajme të ngjashme