Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KOK-u konfirmon se Federata e Notit diskriminoi notarët (VIDEO)

NULL NULL
nga Donjeta Murselaj 14.02.2024 20:14
ismet krasniqi
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi. Foto: Klankosova.tv

Mospërfshirja e Hana Beiqit dhe Martin Mujës në listën e Federatës së Notit për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror në Doha të Katarit, alarmoi Komitetin Olimpik të Kosovës.

KOK-u pranoi dy ankesa të ndryshme nga klubi “Otrila” për diskriminimin e dy sportistëve të saj nga Federata e Notit, raporton Kiks Kosova.

Prandaj, më 1 shkurt, një ditë para fillimit të kampionatit botëror, KOK-u iu drejtua Federatës me një kërkesë urgjente që ta përfshijë Hana Beqin në listën për pjesëmarrje në këtë garë.

Kërkesa nuk u mor parasysh dhe në këtë kampionat shkuan vetëm dy notarët: Eda Zeqiri dhe Mal Gashi.

Ky vendim i Federatës, sipas presidentit të KOK-ut, Ismet Krasniqi, është diskriminim.

Krasniqi thotë se Hana është notarja më e mirë në Kosovë në dy disiplina olimpike, dhe Federata duhet t’ia japë mundësinë për përfaqësim të vendit asaj si çdo sportisti tjetër.

Presidenti i KOK-ut thotë se komiteti nuk ka toleruar asnjëherë diskriminim të sportistëve dhe nuk do të qëndrojë duarkryq as në këtë rast.

Sipas tij, Federata është dashur të përfshirë më shumë sportistë në listë për kampionat botëror të notit, andaj, përfaqësimin me vetëm dy sportistë e cilëson të padrejtë.

Krasniqi thotë se KOK-u pranoi ankesë edhe nga notari Martin Muja i cili po ashtu pretendon se është diskriminuar nga Federata e Notit.

Diskriminime të tilla thotë ai i shërbejnë vetëm interesave personale të personave të caktuar dhe të njëjtat janë në dëm të federates, sportit e sportistëve.

Për shkak se Federata nuk i ktheu përgjigje KOK-ut në kërkesën që ta përfshijë Hana Beiqin në listën e pjesëmarrjen në Kampionatin në Doha dhe në listën e gjerë për Lojëra Olimpike Paris 2024, Krasniqi thotë se janë detyruar që këtë temë ta ngritin në Federatën Botërore të Notit.

Ndërkaq, zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, shprehet optimiste se Kosova në Lojërat Olimpike do të përfaqësohet nga notarët më të mirë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme