Komandanti i Gardës së Ohios flet për “Javelinët” e Kosovës: Pajisjet amerikane janë kudo NULL NULL 13.02.2024 11:42 13.02.2024 11:42 John Harris, komandant i Gardës së Ohios Komandanti i Gardës Kombëtare të Ohios, John Harris ka folur për pajisjen e Kosovës me raketat anti-tank “Javelin”. I pyetur nga Tanjug “nëse Serbia duhet të shqetësohet se Amerika po e armatos Kosovën me këto raketa”, ai tha se pajisjet amerikane mund të gjenden kudo dhe se SHBA-ja së fundmi i ka dorëzuar Serbisë 66 automjete të blinduara “Humvee”. “Gjëja më e rëndësishme është që ne ushtarët të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe të ndërtojmë partneritetin tonë mbi këtë, dhe ua lëmë politikën politikanëve”, theksoi Harris, transmeton Klankosova.tv Tashmë, departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se ka përfunduar periudha 30 ditore e njoftimit të Kongresit Amerikan rreth kërkesës së Kosovës për të blerë “Javelin”. Një zëdhënës i DASH-it, në një përgjigje për Klankosova.tv tha se tani i takon Kosovës që të vendosë lidhur me planet e tyre për blerjen e “Javelin” nga Amerika. DASh konfirmon: Kosova mund t’i vazhdojë procedurat për blerjen e “Javelin”-ëve