DASh konfirmon: Kosova mund t’i vazhdojë procedurat për blerjen e “Javelin”-ëve NULL NULL nga Albert Bajrami 13.02.2024 10:50 nga Albert Bajrami 13.02.2024 10:50 Raketat Javelin Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se ka përfunduar periudha 30 ditore e njoftimit të Kongresit Amerikan rreth kërkesës së Kosovës për të blerë sistemin anti-tank “Javelin”. Një zëdhënës i DASH-it, në një përgjigje për Klankosova.tv tha se tani i takon Kosovës që të vendosë lidhur me planet e tyre për blerjen e “Javelin” nga ShBA. Këtij lajmi iu gëzua edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ai tha se janë në pritje të ofertës nga Shtetet e Bashkuara. “Javelin, sistem me të cilin do të pajiset FSK, tashmë fakt i kryer”, shkroi Maqedonci në Facebook. Sistemi anti-tank “Javelin” Më 11 janar, Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e raketave “Javelin”, që kap vlerën e 75 milionë dollarëve. Po të njëjten ditë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Cristopher Hill, e kishte njoftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth këtij hapi të ndërmarrë nga Kosova, të cilin Vuçiq sipas raportimit të mediave se kishte pritur fare mirë. Nëse gjithçka do të shkojë mirë, Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i ketë në radhët e arsenalit të vet, 246 raketa anti-tank “Javelin”, të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dërguti: KQZ-ja s'e ka vërejtur se faqja e tyre është sulmuar dy ditë para zgjedhjeve 13 orë më parë