Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbi 100 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rafah

NULL NULL
12.02.2024 08:03
Qytetar palestinez në Rafah

Numri i të vrarëve nga sulmet ajrore izraelite në Rafah në Gazën jugore ka kaluar shifrën mbi 100, tha të hënën Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS).

PRCS tha se njerëzit ishin ende të bllokuar nën rrënoja dhe numri i të vdekurve mund të rritet, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Më shumë se 1.3 milion njerëz besohet të jenë në Rafah, shumica e të zhvendosurve nga pjesë të tjera të Gazës, sipas Kombeve të Bashkuara, pasi qyteti që kufizohet me Egjiptin mbetet streha e fundit për palestinezët që ikin në jug për të shmangur fushatat ajrore dhe tokësore të Izraelit.

lajme të ngjashme