Mbreti Charles falënderon publikun për mbështetjen pas diagnostikimit me kancer NULL NULL 11.02.2024 08:47 11.02.2024 08:47 Foto: Arkiv Mbreti Charles i Britanisë së Madhe ka shprehur “falënderimet e tij të përzemërta” për mesazhet e mbështetjes nga publiku, në deklaratën e tij të parë që kur u diagnostikua me kancer. Monarku 75-vjeçar tha: “Siç do ta dinë të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, mendime të tilla dashamirëse janë ngushëllimi dhe inkurajimi më i madh”. Lajmi për diagnozën u njoftua nga Buckingham Palace të hënën. Mbreti po trajtohet për një formë të paspecifikuar kanceri dhe aktualisht po qëndron në Sandringham. Kanceri i tij u zbulua teksa po trajtohej për prostatë në janar. Ndërsa lloji i kancerit nuk është bërë i ditur, Pallati konfirmoi se nuk ishte kancer i prostatës. Në mesazhin e falënderimit, ai shkroi: “Është po aq inkurajuese të dëgjosh se si ndarja e diagnozës sime ka ndihmuar në promovimin e mirëkuptimit publik dhe ndriçimin e punës së të gjitha atyre organizatave që mbështesin pacientët me kancer dhe familjet e tyre në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Admirimi im i përjetshëm për kujdesin dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm është edhe më i madh si rezultat i përvojës sime personale.” Charles është tërhequr nga të gjitha detyrat publikendërsa po trajtohet për kancerin, me anëtarët e familjes mbretërore – përfshirë Mbretëreshën Camilla dhe Princin e Uellsit – duke marrë detyrat e tij për disa ngjarje.