Robert De Niro thotë se vajza e tij 10-muajshe i ngjan atij kur ishte foshnje NULL NULL 08.02.2024 09:45 08.02.2024 09:45 Robert de Niro Robert De Niro ka ndarë fotografi me vajzën e tij më të vogël, Gia. Aktori 80-vjeçar mirëpriti vajzën me partneren e tij Tiffany Chen, në maj të vitit të kaluar. Ajo tani është 10-muajshe dhe ai thotë se sheh një ngjashmëri të jashtëzakonshme familjare kur e krahason atë me veten në fotografitë e vjetra. Aktori foli për përvojën e tij me atësinë dhe ngjashmërinë e tij të përbashkët me Gian, ndërsa shfaqi atë në një foto të rrallë. Roberti ndau me People një foto të tij duke përqafuar vajzën. Publikimi e shoqëroi atë me një foto bardh e zi të tij me babanë. Ai tha se sheh “shumë ngjashmëri” në dy imazhet. Në fakt, ai shtoi se edhe vajza e tij e dytë më e vogël Helen, 12 vjeçe, i ngjan atij. “Më kujton dy vajzat e mia më të vogla. E shoh edhe në një nga nipërit e mi”, tha ai, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.