Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërthimi në Nairobi: Rritet në tre numri i të vdekurve, afër 300 të lënduar

NULL NULL
02.02.2024 16:49
Shpërthimi në Kenia
Shpërthimi në Kenia

Një shpërthim i madh i gazit në Nairobi të Kenisë, ka vrarë tre veta dhe mbi 300 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Shpërthimi i cisternës ndodhi në distriktin e Embakasit rreth orës 23:30, duke “ndezur një top të madh zjarri”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë, raporton BBC.

Shtëpi, biznese dhe vetura janë dëmtuar. Zona është rrethuar dhe një hetim është duke u kryer rreth shkaktarit të ekspolidmit.

Një fëmijë është në mesin e të vdekurve, sipas Wesley Kimeto, shef i policisë në Embakasi, i cili ka shtuar se numri i të vdekurve mund të rritet.

271 persona janë dërguar në spital, sipas autoriteteve, ku në mesin e tyre janë 25 fëmijë.

lajme të ngjashme