Gjumi jo i rregullt mund të shkaktojë migrenë NULL NULL 27.01.2024 21:07 27.01.2024 21:07 Foto ilustruese: Migrena Hulumtuesit kanë kryer një studim nëse ka një lidhje mes sulmeve të migrenës dhe faktorëve të tillë si cilësia e gjumit, nivelet e energjisë dhe cilësia e humorit. Shkencëtarët pranuan se studimet e mëparshme treguan tashmë një lidhje midis gjumit të dobët dhe rritjes së rrezikut të një sulmi të migrenës, shkruan MNT, transmeton Klankosova.tv. Pjesëmarrësit e studimit regjistruan shënime të shumta elektronike ditore në lidhje me disponimin e tyre dhe nivelet e energjisë, si dhe regjistrimin e gjumit dhe cilësinë e perceptuar të gjumit. Njerëzit që mendonin se cilësia e tyre e gjumit ishte më e ulët, përjetuan një shans 22 për qind më të lartë për të pasur migrenë mëngjesin tjetër. Megjithatë, kjo nuk ndikoi në shanset për dhimbje koke në pasdite dhe në mbrëmje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Depresioni mund të kontribuojë në humbjen e kujtesës dhe anasjelltas, zbulon studimi 19 orë më parë
Këshilla mjekësore Katër lloje frutash që duhet t'i hani shpesh nëse dëshironi të humbni peshë 4 days