Rrëzohet aeroplani ushtarak rus, raportohet për 65 të vdekur NULL NULL 24.01.2024 10:53 24.01.2024 10:53 Foto e përpunuar nga Klankosova.tv. Një aeroplan transportues ushtarak rus Ilyushin-76 është rrëzuar në rajonin jugor të Belgorodit në kufi me Ukrainën. Të paktën 65 persona u vranë e që ishin të burgosur lufte ukrainas, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes. Agjencia e lajmeve Ria Novosti tha se në bord ishin nëntë persona të tjerë, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se ai ishte në dijeni të një “incidenti” por nuk dha detaje të mëtejshme, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.