Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

13-vjetori i protestës në Tiranë që la të vdekur 4 persona, Rama dhe familjarët bëjnë homazhe

NULL NULL
21.01.2024 12:27
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me familjarët e viktimave duke bërë homazhe
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me familjarët e viktimave duke bërë homazhe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe familjarë të viktimave, kanë zhvilluar homazhe në përkujtim të 13-vjetorit të protestës së 21 Janarit, ku mbetën të vdekur katër persona.

Homazhet u zhvilluan pas fjalimeve në kryeministri, ku të pranishmit kërkuan drejtësi për viktimat e 21 Janarit, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.

Nga pamjet, kryeministri Rama duket teksa është i shoqëruar edhe nga nëna e një prej protestuesve të vrarë, dhe familjarë të tjerë, të cilët mbajnë lule në duar dhe janë përkulur në shenjë respekti në vendin ku u vranë katër protestuesit.

Familjarët e viktimave, Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt pretendojnë se nuk është bërë drejtësi për 21 Janarin dhe kërkojnë që kjo dosje t’i kalojë për hetim SPAK.

 

 

lajme të ngjashme