Trofeu i Superkupës së Kosovës sërish me pamje të re (FOTO) NULL NULL 20.01.2024 10:46 20.01.2024 10:46 Ballkani dhe Prishtina do të ballafaqohen në finale të Superkupës së Kosovës në futboll. Ndeshja do të zhvillohet në Antalya të Turqisë, duke filluar nga ora 11:00, me kohën lokale në Kosovë. Tashmë janë bërë të ditura formacionet zyrtare për këtë sfidë. Ndërkohë, trofeun që do e marrë fituesi i sotëm, do të ketë pamje të re në krahasim me vitin e kaluar. FOTO: Superkupa 2023 Vitin e kaluar, Ballkani shënoi fitore ndaj Llapit në po të njëjtin vend, ku do të luhet sot takimi.