Vritet një person, plagosen gjashtë të tjerë në protestat në Komore NULL NULL 19.01.2024 11:44 19.01.2024 11:44 Protestuesit në Komore Autoritetet në Komore kanë ndërprerë aksesin në internet pas protestave kundër rizgjedhjes së presidentit, Azali Assoumani. Një person thuhet se është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur ndërsa policia vazhdon të luftojë me mbështetësit e zemëruar të opozitës në kryeqytetin Moroni, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Disa rrugë në kryeqytet janë barrikaduar dhe një numër i paspecifikuar protestuesish janë arrestuar. Është vendosur një shtetrrethimi gjatë natës për të frenuar trazirat në përhapje.