Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sadiku: Ende nuk janë mbledhur të gjitha nënshkrimet për largimin e Atiq (VIDEO)

NULL NULL
18.01.2024 18:07
Skender Sadiku
Foto: Klan Kosova

Skënder Sadiku, zëvendëskryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, ka folur lidhur me procesion e nënshkrimit të peticionionit për largimin e kryetarëve në komunat veriore në bazë të udhëzimit administrativ.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se akoma nuk është arritur shifra për të shkarkuar Eden Artiq nga pozita e kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

“Realisht isha në vizitë, sot nuk arritëm të shkojmë, dje ishte një fluks më i madh, sot është pritur se do të arrijnë”.

“Por si duket nuk e kanë arritur atë shifër që është 3,640 nënshkrues. Në momentin që sillen peticionet do të përcjellet te Komisioni Qendror Zgjedhor. Procesi është duke shkuar nuk ka telashe, dje më duket është arritur gjysma, Mitrovica e Veriut është duke e kaluar një terst të demokracisë”, ka thënë Sadiku. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.