Koreja e Veriut: Pamjet tregojnë se si adoleshentët dënohen me punë të rënda nëse thyejnë rregullat NULL NULL 18.01.2024 12:24 18.01.2024 12:24 Ushtarët duke dënuar adoleshentët Pamjet e rralla të siguruara nga BBC Korean tregojnë se Koreja e Veriut dënon publikisht dy djem adoleshentë me 12 vjet punë të rëndë për shikimin e K-dramave. Pamjet, të cilat duket se janë filmuar në vitin 2022, tregojnë dy djem 16-vjeçarë të prangosur përballë qindra studentëve në një stadium në natyrë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Gjithashtu tregon oficerët me uniformë që i qortojnë djemtë se nuk “reflektojnë thellë për gabimet e tyre”. Argëtimi nga Koreja e Jugut, përfshirë edhe atë në TV, është i ndaluar në Veri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.