Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShBA-ja nuk po kërkon luftë me grupin Houthi

NULL NULL
16.01.2024 20:22
John Kirby
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. Foto: Reuters

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po kërkojnë një luftë me Houthi, grupin e Jemenit, thanë nga Shtëpia e Bardhë të martën.

“Ne nuk po kërkojmë ta zgjerojmë këtë. Houthi ka një zgjedhje për të bërë dhe ata kanë ende kohë për të bërë zgjedhjen e duhur, që është të ndalojnë këto sulme të pamatura”. tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Sulmet nga Houthi në anijet në Detin e Kuq kanë prekur kompanitë dhe kanë alarmuar fuqitë e mëdha botërore. Grupi Houthi deklaron se po veprojnë në solidaritet me palestinezët, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme