Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani dekretoi 15 gjyqtarë me mandat fillestar

NULL NULL
16.01.2024 16:48
Vjosa Osmani
Foto: Presidenca e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot 15 gjyqtarë me mandat fillestar.

Në ceremoninë e betimit, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani ka potencuar se integriteti dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme