Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E djathta ekstreme gjermane planifikon “deportime masive”, Scholz dënon veprimin

NULL NULL
11.01.2024 18:40
AfD
AfD

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka dënuar një takim të dyshuar të së djathtës ekstreme, në të cilën u diskutuan planet për të dëbuar miliona njerëz.

Mediat gjermane thanë se politikanët nga e djathta ekstreme AfD dhe neo-nazistët u takuan në një vilë pranë një liqeni jashtë Berlinit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë takim dyshohet se u diskutua deportimi i njerëzve me prejardhje etnike jo-gjermane.

Scholz tha se askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të origjinës së tyre në Gjermani.

Organi hetimor “Correctiv” raportoi se nëntorin e kaluar rreth 20 persona morën pjesë në takimin sekret pranë Potsdamit, jashtë Berlinit.

 

 

lajme të ngjashme