Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Forcat Mbrojtëse të Izraelit: Tre izraelitë po mbahen peng në Gaza

NULL NULL
05.01.2024 00:28
Gaza Izrael
Foto nga arkiva: Sulme izraelite në Gaza.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit konsiderojnë që tre izraelitë të zhdukur nga sulmet e Hamasit më 7 tetotr 2023 po mbahen si pengje në Gaza.

Ushtria izraelite ka thënë se numri i tyre zyrtar i pengjeve të mbajtur në Gaza mund të luhatet teksa marrin informacionet më të fundit.

Izraeli beson se tani janë 108 pengje të gjallë në Gaza, të cilët u kapën gjatë sulmit. Ndërsa, 24 pengje të tjera të marra më 7 tetor dihet se janë të vdekur dhe trupat e tyre mbeten në Gaza, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Një shtetas izraelit konsiderohet ende i zhdukur pas sulmit, sipas zyrës së kryeministrit izraelit.

Para sulmit të 7 tetorit, kishte katër pengje që mbaheshin nga Hamasi që nga viti 2014, tha zyra, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pengjeve në Gaza në 112, pa përfshirë 24 që dihet se janë të vdekur.

lajme të ngjashme