Gjendet pa shenja jete një grua në plazhin e Vlorës NULL NULL 04.01.2024 10:41 04.01.2024 10:41 Një grua rreth 50 vjeçe është gjetur e mbytur sot në detin e Vlorës. Përgjatë Lungomares, 50-vjeçarja është nxjerrë në breg të detit nga dallgët. Ndërkohë që policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje për identifikimin e viktimës. “Sot, në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën”, ka njoftuar Policia e Shtetit.