Ukraina thotë se ka rrëzuar 28 nga 31 dronët rusë NULL NULL 25.12.2023 17:14 25.12.2023 17:14 Ukraina tha të hënën se kishte rrëzuar 28 dronë rusë nga 31 të lëshuar nga gadishulli i aneksuar i Krimesë. “Më 25 dhjetor, armiku sulmoi me 31 UAV-të (aeroplanë pa pilot) sulmues… U rrëzuan 28 dronë Shahed-136/131”, tha forcat ajrore në rrjetet sociale. Gjithashtu ajo shtoi se kishin rrëzuar gjithashtu dy raketa ruse dhe dy avionë luftarakë – një mbi rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore dhe një mbi Detin e Zi. Forcat e mbrojtjes në Ukrainën jugore thanë se 17 nga dronët e rrëzuar ishin në rajonin jugor të Odesa-s dhe pesë të tjerë në pjesë të tjera të jugut. Në Odesa, forcat e mbrojtjes thanë se infrastruktura portuale ishte dëmtuar, por nuk pati viktima, raporton The Moscow, transmeton Klankosova.tv.