Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia serbe ka arrestuar të paktën 38 persona për protestat e mbrëmshme

NULL NULL
25.12.2023 13:12
Policia serbe

Policia serbe tha të hënën se ka arrestuar të paktën 38 persona që morën pjesë në protestën kundër parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi.

Grupi opozitar “Serbia kundër dhunës” ka organizuar protesta që nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, duke thënë se ka pasur mashtrime zgjedhore, veçanërisht në kryeqytet, Beograd. Disa politikanë filluan një grevë urie.

Të dielën në mbrëmje, qindra protestues u përpoqën të hynin në Kuvendin Komunal Beogradit, duke thyer xhamat, përpara se policia t’i zbrapste duke përdorur gaz lotsjellës, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme