Ekspozuan një revole në rrjetet sociale, arrestohen dy person në Mitrovicë NULL NULL 25.12.2023 08:53 25.12.2023 08:53 arrest Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë pasi të njëjtit kanë ekspozuar një revole në rrjetet sociale. Në raportin e policisë bëhet e ditur se nga të dyshuarit është konfiskuar revolja, përcjell Klankosova.tv. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kishin ekspozuar një revole në rrjetet sociale. Nga të dyshuarit është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.