Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pekini dridhet në dhjetorin më të ftohtë të regjistruar që nga viti 1951

NULL NULL
25.12.2023 08:26
Pekini dridhet

Kryeqyteti kinez, Pekini, ka përjetuar dhjetorin e më të ftohtë që nga viti 1951.

Temperaturat në qytet kanë rënë shpesh nën -10C këtë muaj.

Ka qenë një vit ekstremesh në kryeqytet: gjashtë muaj më parë, Pekini regjistroi ditën më të nxehtë të qershorit – pak më shumë se 40 gradë Celsius.

Kina është goditur nga disa valë të motit jashtëzakonisht të ftohtë tashmë këtë dimër, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kryeqyteti kinez i është dashur të përballet edhe me reshjet e bores.

Disa pjesë të Japonisë veriore janë përfshirë reshje të mëdha dëbore dhe Koreja e Jugut po lufton me temperatura të ulta.

Nuk është e qartë se si po përballen njerëzit në Korenë e Veriut.

lajme të ngjashme