Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peru: “Babadimrat” arrestojnë dilerët e drogës (VIDEO)

NULL NULL
24.12.2023 16:53
Babadimrat

Një rast tepër i çuditshëm ka ndodhur në Peru.

Disa oficerë të policisë atje, janë maskuar si “Babadimra”.

Ata i befasuan dy personat që po shisnin krak dhe marihuanë në një shtëpi në Urale.

Mediat ndërkombëtare raportuan se Jhordan Carhuachin Valencia, 32 vjeç, u prezantua në shtyp me pseudonimin “The Grinch”, si një personazh popullor, transmeton Klankosova.tv

Tjetri nga të arrestuarit, Luis David Cordova Ramírez, 25 vjeç, i njohur si “Panetone”, si torta e fashme italiane e Krishtlindjeve, pranoi se ishte anëtar i organizatës kriminale.

Autoritetet peruane, në shumë raste kanë filluar të aplikojnë taktika për t’i shpërqëndruar krminelët.

Policia bëri të ditur se gjatë këtij operacioni, u konfiskuan 600 pako me kokainë, 159 thasë marihuanë dhe 31 thasë të tjera hidroklorur kokainë.

Vlera e këtyre substancave narkotike ende nuk është përcaktuar.

lajme të ngjashme