Në Budva, hiqet transparenti “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” NULL NULL 16.12.2023 15:59 16.12.2023 15:59 Transparenti i madh, trengjyrëshi i flamurit serb me tekstin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, është hequr nga pjesa në hyrje të qytetit malazez, Budva. Siç raporton media e këtij vendi “Vijesti”, ky mbishkrim është hequr mbrëmë, gjë të cilën e kanë konfirmuar edhe policia komunale. Ky medium raporton se mbishkrimi në atë mur ka qenë një transparent, e jo grafit. Prandaj, policia ka thënë se është njoftuar inspektorati komunal që ta largojë atë. Dy ditë më parë u raportua vendosja e këtij mbishkrimi, teksa analisti malazez Lubomir Filipoviq, pati kritika për autoritetet që lejojnë mesazhe të tilla dhe të ngjashme në vend. /Klankosova.tv